Londër, Angli, 26 nëntor 2011, NOA – Modelja Jilly Johnson mund të cilësohet pa frikë si një nga më jetëgjatat në kopertinat e revistave të modës. Është 58-vjeç dhe ende ka sukses në tregun e modës edhe pse vitet kanë kaluar mbi të si tek gjithë të tjetër.
Modelja dhe aktorja ka pozuar së fundmi, pas 10 vitesh pauzë, për një revistë veshjesh intime, ku kritika e ka vlerësuar për performëcën ashtu siç do të bënte për një modele 20-vjeçare. “E freskët dhe me një lëkurë që shndrit” është komenti i një reviste mode, duke thekusar me pas se Johnson është bëre prej disa muajsh edhe gjyshe.
Vet modelja tha se kur i kërkuan të bënte setin e fundit të fotove për veshjen intime nuk kishte pranuar. “Më kapi paniku. Kisha më shumë se 10 vite që nuk kisha dalë në faqen e parë të një reviste. Fola me trajnerin personal dhe nisa një seri të gjatë seancash në palestër për të bonifikuar trupin”, thotë modelja 58-vjeçare.
a.k/NOA
Në Foto: Modelja Jilly Johnson ne kporetinën e një reviste në vitin 1980 dhe në vitin 2011.