Pakistan, 26 nëntor 2011, NOA - Sipas të dhënave të ushtrisë pakistaneze, helikopterë të Natos kanë sulmuar një pikë ushtarake në veriperëndim të vendit. Si pasojë jetën kanë humbur tetë ushtarë.
Katër ushtarë të tjerë janë plagosur, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë. Sipas tij sulmi ka ndodhur në rajonin Mohmand në afërsi të kufirit me Afganistanin. Pika ushtarake ndodhet në një rajon i cili njihet si strehë e talebanëve.
NOA