Kinë, 26 Nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Për të 11-in vitin radhazi në provincën e Hainan në Kinë, është organizuar një nga sallonet më madhështorë, i cili i dedikohet tërësisht botës së tualetit (WC-ve).
Diçka e tillë është krijuar dhe me bashkëpunim e World Toilet Organization. Dizajnerë të cilët vijnë nga 15 vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në këtë iniciativë duke prezantuar rreth 115 ekzemplarë, të krijuar me teknologjitë më moderne.
Mes atyre ekzemplarëve me kursim energjie më të madh dhe me material të riciklueshëm, bie në sy padyshim ajo WC që është tërësisht e mbuluar me ar.
Dekorimi i saj duhet thënë se është me të vërtetë i pabesueshëm, pasi për shumicën dërrmuese të njerëzve me siguri WC ngelet si pajisja shkarkuese e mbetjeve organike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Megjithatë duhet thënë se modeli është i veçantë dhe i rrallë për sa i përket anës estetike dhe dekorimit të tij të mbuluar tërësisht me ar.
r.b/NOA