Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 26 nëntor 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Merr 74 vota, zbardhet debati i Berishës me socialistët” i cili flet për seancën e djeshme. Disa tituj të tjerë janë; “Gymysh prapaskenat e orëve të ankthit në paskuintat dhe me fansat në hotel”, “Lista, emrat e 120 të përndjekurve që marrin paratë”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Buxheti, si do të jenë pagat, pensionet dhe ndihma sociale n ë 2012”. Disa tituj të tjerë janë; “Nexhmije Hoxha: Kur Enveri më propozoi për martesë”, “Eurodeputeti De Angelis: Panairi Klik Ekspo Klik, surpriza e rajonit”
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Buxheti, PS 8 kushte. Berisha: Jini sëmurë”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme në Kuvend. Disa tituj të tjerë janë; “Dhjetë probleme për dosjen e 21 janarit”, “Saranda po shkatërrohet nga gjyqtarët”, “Athina, qeveria e re presion për ujërat”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha: Siguria detyrë e MEICO dhe jo e ushtarëve”, i cili flet për shpërthimin e Gërdecit. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Dafina ndahet nga i dashuri, Gaz Oketa pret fëmijën e tretë”, “Durrës, rriten divorcet, gjyq edhe të moshuarit”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; Brukseli: Gafa e Topit, jam për vizitë zyrtare nga kryekomunari i Torinos”, i cili flet për vizitën e kreut të shtetit. Disa tituj të tjerë janë; “Hapet TEG qendra më e madhe me çmime më të lira”
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Berisha: Blendi Klosin e nxora nga policia në Montekarlo”, i cili flet për batutat dhe akuzat e bëra dje në seancë nga kryeministri. Disa tituj të tjerë; “Zbardhet ekspertiza e aksidentit fatal. Lika: Në kryqëzim me jeshile”, “28 nëntori, Topi shmang Berishën dhe Topallin”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA