Nga Gëzim Llojdia*
Në Dhërmi dua të takoj Petro Markon. Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona, poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit, dmth kur mbushej me atë gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla njëfarsoji si velëzat e këtij deti harbut që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu.
Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë, hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke. Ku mund ta takojmë sot, poetin PetroMarko? Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohëtretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithëgjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka harruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore, por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm.
Nuk e kam njohur dhe dua t’i çojë një lule atje ku paqësisht prehet, mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë. Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi, ta vizitojnë. Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin, thuhet nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë, ku? atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozeulum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Madje ka edhe një poet atje në Turqi që ka nja 8 tyrbe dhe nuk dihet se në cilën është, që quhet Emre.
Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë dimri është një mirësi,a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj, sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet, dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas, djathtas para e mbrapa se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
Banoret e fshatrave të lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh ashtu se që në Gumenicë e lartë/Himarë është çdo fshatë…. Ose Himarë,Kaninë,Drashovicë/Tepelenë,Kardhiq,Nivicë/nga një farë e nga një fis/që me ardhjen e Turqisë I ndau I bëri dysh/në xhami edhe në qishë…. Pra atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit,me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi,jepej misër,fasule e merrej vaj,ullinj e agrume madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë te lisat e qishës,ku ka qenë kisha dikur…që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje. Ne kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi i pyesnim se kë kishin më të zgjuarin,ata përmendin poetin e keni dëgjuar Petron,por edhe Neçon që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë, ëmëblësor poetik bukurisht të bukur që i këndonte vajzës së valave…. Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak ,aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo I vdekur,vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë që ja kishin fsheshur ja kishin marr ose ja kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë unë e dija se nga fshati Progonati në Himarë kishte plotë ,por besohet edhe historikisht nga një fis i kaonisë ridhnin,madje në shek 15 Himarë quheshin jo vetëm trevat e sotme,por edhe Lumi I Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se Lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë,Butrint,Sarandë,bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde,ndërsa në një akt Zyrtar të M. Argiroit shënoheshin 38 katunde. , deri para myslimanizmit te Lum te Vlorës e Kurveleshit, kane qene te krishtere, te traditës iliro-arbëreshe. Një pjese e madhe e fiseve te Himarë (sotme) kane ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Ne Himarë e madhe, ne shume dokumente dali emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhermi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica, Progonates,,Tepelena,shprehet pikërishtë pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh. Delvina tek ‘Epiri. . . Mbi kurrizet e Çikës godiste me. . . 'Vetëtima Zeus (mitologji, te vjetrit). . . . Nëse Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himarë për skenën e Iliades, gjerat do te kishin marre rrjedhe tjetër gjate periudhës 3000 vjeçare shprehet Pukvil. ”Kaonia (Himara) vendi ku Circet porositen Odiseun të ruhej prej sirenave. . . malet mbi Himare quhen "te Vetëtimave"? Zeusi leshonte ato nga qielli siper saj. . . (Emri Himare-Himera (edhe Kimera). . . perfytyrohej i qenie mitologjike me trup dhie e koke luani, me bisht dragoi. . . qe villte zjarr nga goja (Zjarri nga flaket e vullkani, tashme te shuar, ne Llogora. . . ) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes tij ne lufte e hodhën ne det, i dha emrin . Varianti tjetër: Deti Jon=Deti ynë.
Fiset epirote kane banuar qe ne lashtesi: Kaone Himara, Thesprotet, camet, molloset - Janina, amantët - Lumi i Vlores. . . Kaonia (=ka hone) shtrihej nga lumi Aos, Aosta (Vjosë deri ne lumin Thyamis (Kallamas) një Juge. Straboni dhe Tukididi thone se: "Pellazget e Ankandes quheshin Kaonë. Variant i emrit Kaon: "ka hone", dhe varianti tjetër Kaoni, biri i Priamit. . . Kaonet zinin pjesën me te madhe te Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët,japigët,mesapët……shprehet një studiues i këtyre anëve tek gazeta Demokracia e vitit ’95…Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro,ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit
Me sa kam dëgjuar, me sa di unë rrjedh nga një familje qe ne fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë ne fshatin tone erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç; thonë pleqtë, banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe qe quhet Paloshpita. . . Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak,nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishe te vogël: Shen Janin, qe është ende.
Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi te tjera të vogla nen shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bene pranë e pranë. Aty, ne atë vend, Markajt Gjanet bene shtepi te tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut te Gjinit. Kështu qe, shekuj me radhë Markajt, Gjonet, Buajt ishin një bark, një fis gjer vone, sa isha unë i ri, nuk martoheshin me -tjetrin. Kishin te drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….
Mirëpo Petron unë,sot nuk kam ku ta gjejë ,ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle,në ditë të mira dhe të këqija ,në dimër ,në verë, në stërbima, llohëra e zheg,pra ka kohen e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë,që shprehte vetë dhe mburrej me këtë,kishte edhe një ideal,por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari. Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor,dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithshka deri në zhdukjen fizike,por poetët mbesin ,sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë,Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron,a kishte kurthim për zemrën e poetit,a kishte hekura për ti lidhur duart,ndonëse dhimbshëm e lanë të presi,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave . Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli ,që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej,në detin pa rërë e guaska,në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh,ku ishte Petro perverse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej ,këtej lart,para dhe gjithkohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh,kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga kroma e socializmit mashtrues. Kështu ai priti gjallërimin e kohëardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm tek centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron,dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet, hasta la vista Petro.
*Sekretar i klubit te shkrimtareve “Petro Marko”