English

Prada dhe LG akord për Phone LG 3.0

SHBA, 26 nëntor NOA - Prada dhe LG Electronics (LG) kanë arritur ditën e sotme një rinovim në Seoul të partneritetit ekskluziv në sektorin e telefonisë mobile. Në bazën e akordeve precedente, dy kompanitë në fjalë do të zhvillojnë Prada Phone by LG 3.0, i cili do të jetë i disponueshëm në muajt e parë të vitit 2012. LG do të jetë partner ekskluziv i Prada për telefoninë mobile. Partneriteti i tyre, që ka lindur në vitin 2006, ka sjellë krijimin e dy telefonave të një game të lartë në treg në vitin 2007 dhe në vitin 2008. Aktualisht kompanitë janë përqendruar në krijimin e një telefoni të bazuar në çdo element të botës së smartphone. r.b/NOA

KOMENTE