English

Rekord, bebja 6 kg lind pa operacion cezarian

Berlin, 25 nëntor 2011, NOA- Lindje rekord ditën e sotme në Berlin, ku një nënë obeze ka sjellë në jetë një fëmijë 6 kilogramë pa iu nënshtruar operacionit cezarian.

Sipas spitalit ku lindi vogëlushi siç informon NOA.al, bëhet fjalë për fëmijën më të shëndoshë të ardhur në jetë në gjithë Gjermaninë.

Ndërkaq disa media gjermane shkruajnë se fëmija është cilësuar si më “i rëndi” në gjithë historinë e vendit.

Fëmija në fjalë lindi nga një grua që peshon 240 kilogramë dhe numrat e rëndësishëm dhe të veçantë nuk kanë fund për këtë familje, pasi vogëlushi ka aktualisht 13 motra e vëllezër.

a.y/NOA

KOMENTE
  • kthella19:47 - 25 Nëntor 2011
    ka lindur ne vendin e bollekut, prandaj eshte dhe kaq i shendetshem