E premte, 25 nëntor 2011, NOA- Ylli i futbollit brazilian Ronaldinjo është bërë pre e një skandali në rrjet si pasojë e një video.
Ronaldinjo shfaqet në një video ku flet për çështje jashtë futbollit dhe nga pamjet duket se filmimet janë bërë me një web-kamera, ku ish-futbollisti i Milanit shfaqet ndërsa masturbohet.
Publikimi i videos e cila mund të shihet edhe në Youtube, ka nxehur tepër Ronaldinjon dhe përfaqësuesit e tij të cilët kanë lajmëruar masa ligjore kundër përgjegjësve për të.
Sipas Roberto de Assis, vëllai i agjentit të Ronaldinjos, thuhet se është dhunuar privatësia e lojtarit.
“Kemi avokat në Brazil por edhe në Flamengo dhe ata pa diskutim do marrin masa me këtë dhunim të hapur”, u shpreh De Assis.
Në një komunikatë për mediat Ronaldinjo shprehet se, “Është fotomontazh, dhe është fyes dhe me shije të keqe. Unë do vazhdojë të përqendrohem te stërvitja”.
a.y/NOA