Itali, 26 Nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Sekreti për të shijuar plotësisht aromën e një vere të mirë qëndron në një ekuacion matematik.
Zbulimi i të gjithë parametrave të nevojshëm për një rrotullim sa më efikas të gotës, i detyrohet një grupi studiuesish të Politeknikut të Losanna, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pikërisht, ky veprim rrotullues ndaj gotës, siç shpjegojnë ekspertët, është i nevojshëm për të lagur anët e saj, ku në këtë mënyrë vera bashkohet mirë me oksigjenin dhe lëshon të gjithë aromën e saj të mundshme.
Megjithatë ka një limit mbi forcën që vihet në përdorim për këtë veprim.
Për shembull Merloti faktikisht mund të durojë deri në 40% të forcës së gravitetit.
r.b/NOA