Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - Zyra e shtypit e pretendentit për fronin mbretëror pritet të jap informacione ditën e sotme në lidhje me gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I.
Në një njoftim për mediat, Zyra e Shtypit bën të ditur se rreth orës “11:00, në një nga mjediset e Spitalit nr 5 të QSUT "Nënë Tereza", Oborri Mbretëror Shqiptar do të ketë një komunikim për media në lidhje me gjendjen shëndetësore të N.M.T. Mbretit Leka I gjatë natës së mbrëmshme”.
Pretendenti për fronin mbretëror Leka I është shtruar prej disa ditësh në spital ku ka marrë kurim intensiv.
a.k/NOA