Vlorë, 25 nëntor 2011, NOA- Një shpërthim i beftë është sinjalizuar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në katin e dytë të një banese në lagjen “29 Nëntori” ka ndodhur një shpërthim dhe më pas ka rënë zjarr.
Pas kësaj në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë dhe për rrjedhojë është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se në katin e dytë të pallatit Nr. 1104, në banesën e shtetasit P. A., ka shpërthyer lavatriçja, e cila ndodhej në ambientet brendshme të banesës. Nga ky shpërthim, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga rryma elektrike, nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëmtime të orendive shtëpiake.
a.y/NOA