Angli, 26 nëntor 2011, NOA - Gratë angleze janë zyrtarisht me të shëndoshat në Europë. Një në katër gra angleze rezulton të jetë obeze dhe me probleme serioze me mbipeshën. Në bazë të një studimi të kryere nga EuroStat, pas grave angleze, probleme me mbipeshën kanë dhe maltezet dhe estonianet.
Po ashtu edhe meshkujt anglezë renditet në vendet kryesore. 22. 1 për qind e meshkujve anglezë janë mbi peshë. Ndërsa vendin e parë në Europë për mbipeshë tek meshkujt e merr Malta.
Por ajo që e bënë të veçantë studimit është se ka ndarë dhe moshat që kanë probleme me mbipeshën. Në Angli, tek femrat janë moshat e reja, 8 në 24, të cilët kanë më shumë probleme me kilet e tepërta. Ndërsa tek meshkujt janë moshat e mesme ato që kanë probleme.
GRA
Angli 23.9 %
Malta 21.1
Estoni 20.5
Hungari 18.8
Çeki 18.3
Greqi 17.6
Slloveni 16. 3
Poloni 15.8
Sllovaki 15.7
BURRA
Maltë 24.7 %
Angli 22.1
Hungari 21.4
Çeki 18.4
Greqi 17.6
Poloni 17.3
Slloveni 17.3
Spanjë 17.0
Qipro 16.7
Gjermani 16.1