English

Dita e Pavarësisë, festohet edhe në Zelandën e Re

Zelanda e Re, 27 nëntor 2011, NOA/ Sabit Abdyli - Mërgata shqiptare në Zelandën e Re me rastin e festës së 28 Nëntorit organizoi piknik në parkun gjigant të qytetit në Auckland, qytetin ku janë të vendosur pothuajse të gjithë shqiptarët. Moti i mirë favorizoi ambientin e mrekullueshëm të festës , që nisi nga ora 11 e ditës deri në orët e mbrëmjes së djeshme, duke biseduar pranë tryezës së shtruar me ushqime tradicionale shqiptare. Manifestuesit e gjitha grupmoshave me origjinë nga gjitha tokat shqiptare uruan me fjalët më të mira njëri tjetrin për festën. Si gjithmonë edhe kësaj here festa e Flamurit u dhuroi emocione krenarie e malli emigrantëve shqiptarë në ketë cep të botës.

Sabit Abdyli/NOA

KOMENTE