Kapshticë, 27 nëntor 2011, NOA - Policia e Korçes njoftoi se ka prangosur shoferin e kamionit, shtetasin malazez, Slavko Pekuliç, në automjetin e të cilit ishin fshehur 4 shtetas klandestinë. Por, nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth itinerarit që kanë ndjekur klandestinët për të ardhur në Shqipëri.
Katër klandestinët, 3 afganë dhe 1 pakistanez u kapën brenda një kamioni, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se kamioni i firmës “POP FRUIT DOD” me targa PGGB648 dhe PG014A, vinte nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa klandestinët kishin destinacion final Italinë.
a.q/NOA