English

Pasqyra e shtypit, 27 nëntor 2011

Tiranë, 27 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e dielë, 27 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: Rritja e çmimit, ujësjellësi: Tarifat shtohen me 60%, shkrim i cili flet për kërkesën që UKT i ka nisur dje Entit rregullator të ujit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Disa tituj të tjerë janë: Debati në byronë e vitit 1979: Ballistët nuk ishin lepuj, luftën nuk e ka bërë vetëm Mehmet Shehu; Klinton urim për Pavarësinë: Duhet qeveri transparente.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: Flet Artan Kristo: Si më hetoi prokuroia dhe SHISH, ndryshimi i akuzave nga feja tek trafiku i armëve.

Disa tituj të tjerë të gazetës janë: Rama takon Thaçin në Kosovë; Fino, kryesia e PS: Duhen ndryshimë rrënjësore; Leka Zogu I pëson arrest kardiak me frymëmarrje artificiale; Ismal Qemali, fotot e varrimit, ekspozohet flamuri i vitit 1905.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: Gërdeci, vëllai i vrarë i gjykatësit, 200 milion dëmshpërblim; artikull, i cili flet për vdjekjën në tragjedi të vëllait të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Disa tituj të tjerë janë: KESH, 4 200 ton karburant për të vënë me urgjëncë në punë, TEC-in e Vlorës; Vazja që dëshmoi për skandalin seksulat të Bisht – Pallës: Besova tek shteti, kam 8 vjet pa mbrojtje;

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: Ushtarakëve u përgjysmohet pensioni i parakohshëm. Administrata kthen dietat dhe shpërblimet.

Disa tituj të tjerë të gazetës janë: Rama: Arsim i unifikuar Shqipëri – Kosovë; Frika që “vret” zërin prek 1 mijë fëmijë; Simbolika e fshehtë e pikturave të famshme.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: Ngërçi me koston, bie projekti fitues i parlamentit të ri; fatura 11 milion euro, i cili flet për kompleksin e ri dhe projektin e studios vjeneze.

Disa tituj të tjerë: Familjet VIP, rikthim në kohën me shumë fëmijë; Kapen në Kapshticë kurdët e fshehur në kamionin me fruta.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.q/NOA

KOMENTE