English

Policia identifikon katër klandestinët e kapur në Kapshticë

Korçë, 26 nëntor 2011, NOA – Policia e Korçës identifikon katër klandestinët e kapur në Kapshticë në kamionin me portokalle të drejtuar nga malazezi Slavko Sekulic, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Katër klandestinët, tre nga Afganistani dhe një nga Pakistani dolën zbuluar gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e firmës “POP FRUIT DOD” me targa PGGB648 dhe PG014A, e drejtuar nga 56-vjeçari Slavko Radulle Sekulic, banues në Podgoricë të Malit të Zi, i cili është arrestuar.

Ndalimi i tyre u krye në orën 10.00, të së shtunës në Doganën e Kapshticës, në brendësi të rimorkios me portokalle.

Irfan Eshref RAZHBURD 18 vjeç, banues në Sialkorf-Pakistan; Jani Ali AHMADI 24 vjeç, banues në Palman-Afganistan; Afit Jusuf RAUFI 25 vjeç, banues në Hilmat – Afganistan dhe Kadir Manon RAHMANI 20 vjeç, banues në Sherfi – Afganistan, kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes shtetit grek.

Sipas policisë së Korçës destinacioni i klandestinëve ishte shteti italian.

mit/NOA

KOMENTE