English

Pranga 33 vjeçarit, u kap me drogë

Elbasan, 27 nëntor 2011, NOA - Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 33vjeçar si posedues dhe shpërndarës së lëndeë narkotike, Edmond Basha, banues ne lagjen “Sporti”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen ’28 Nëntori” Elbasan, policia u informua se shtetasi i mësipërm dispononte me vete lëndë narkotike.

Menjëherë Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas marrjes së këtij infmacioni, bënë të mundur kapjen e shtetasit Edmond Basha, nga ku i’u ushtruan një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu sekuestrua në cilësinë e provës materile:

- 25 (njëzet e pesë) doza lëndë narkotike e llojit Heroinë

- 2 (dy) telefona celularë

a.q/NOA

KOMENTE