English

Shkrumbohet shtëpia, dy familje mbeten pa çati

Gjirokastër, 27 nëntor 2011, NOA – Dy familje kanë mbetur në qiellin të hapur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Gjirokastrës. Një ndërtesë tre-katëshe është shkrumbuar plotësisht nga flakët në lagjen Manalat. Korrespondenti i agjencisë NOA.al raporton se, në momentin e zjarrit, në banesë ndodhej vetëm Petref Mema me tre vajzat e tij, ndërsa familja tjetër, ajo e Edmod Rrapos, ishte larguar nga banesa herët në mëngjes. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën tre-katëshe, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar. Alarmin për zjarrin e kanë dhënë komshinjtë, por flakët kanë përparuar duke e shkrumbuar tërësisht.

a.q/NOA

KOMENTE