English

Statusi i kandidatit, Topi: E marrim në 2012-ën

Torino, 27 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Presidenti i republikës Bamir Topi deklaroi nga Torino se, Shqipëria do të marrë, pas afro 12 muajsh, statusin e vendit kandidat, i cili u refuzua këtë viti.

Në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Itali, presidenti mori pjesë në ekspozitën e fotografisë, “Shqipëria – Njëzet vjet më pas”, ku u takua edhe me bashkëatdhetarët tanë atje.

“ Jam i bindur që në 100-vjetorin, që do të fillojë menjëherë pas datës 28 nëntor, të gjithë së bashku do t’i kushtojmë shumë rëndësi këtij jubileu. Unë nuk kam bërë parashikime në politikë, por një gjë e di dhe kam bindje të brendshme. Që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ajo do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian", tha presidenti Topi.

Pasi zhvilloi edhe një takim të veçantë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino, morën sot pjesë sonte në veprimtarinë artistiko-kulturore “Shqipëria – Njëzet vjet më pas”, të organizuar në Sallën e Koncerteve të Konservatorit Shtetëror “Xhuzepe Verdi” të Torinos.

" Shqiptarët vërtet kanë kaluar nëpërmjet hallesh të shumta gjatë periudhës së izolimit, por edhe gjatë viteve të para të emigracionit. Por ajo që kanë bërë dhe kanë ditur ta bëjnë jashtëzakonisht mirë si njerëz të emancipuar është që pavarësisht vështirësive të tyre ekonomike, të shkollojnë fëmijët e tyre. Dhe nga të gjitha informacionet që kemi: studentët shqiptarët janë nga më të mirët. Kjo sigurisht që na bën krenarë, na bën të ndihemi shumë mirë, sepse ata vërtet do të jenë qytetarë të denjë të Evropës së Bashkuar”, vuri në dukje Presidenti Topi. Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë së bashku me të pranishmit ndoqën koncertin e pianistes virtuoze shqiptare, Elda Laro me pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të shquar të muzikës klasike italiane, botërore, por edhe asaj shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:59 - 27 Nëntor 2011
    Public Ligor Luarasi Zoti Topi midis te tjerash tha: "Jam i bindur që në 100-vjetorin, që do të fillojë menjëherë pas datës 28 nëntor, të gjithë së bashku do t’i kushtojmë shumë rëndësi këtij jubileu. Unë nuk kam bërë parashikime në politikë, por një gjë e di dhe kam bindje të brendshme. Që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ajo do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian". S'ka shqiptar mos e desheroje marjen e statusit te vendit kandidat per ne BE, vec atyre qe s'ja duan te miren atdheut.Por kur lexon kete paragraf te Z.Topi lindin disa shqetesime: Presidenti edhe pranon qe s'ka bere parashikime ne politike,edhe parashikon se ne 100 vjetorin e Pavaresise do marim statusin e desheruar.Qe ta ndash nga politika marjen estatusit me duket utopi.Vetem 12 prioritetet qe kerkon BE po ti analizosh ato e kane politiken ne c'do fjali,biles eshte politika e qeverise ajo qe do zgjidhe drejt 12 prioritetet.Po keshtu kritika e Zonjes Klinton:Duhet qeveri trasparente qe te jape llogari, deshmon se BE-pian e ka kerkese sugjerimin e Znj.Klinton. Po te nisemi nga bindjet e brendeshme, ka edhe bindje te brendeshme qe thone:nese nuk zgjidhen 12 prioritetet apo sugjerimi i Zonj.Klinton, nuk mund te marim statusin e vendit kandidat. Mendoj se duhet te ritet pergjegjesia e te gjithe shqiptareve qe punojne ne Parlamentin tone te popullit,dhe jo te behet kaq e lehte marja e statusit, keto bindjet e brendeshme as qe kane ndonje siguri per marjen e statusit.Duhen hapa konkrete,te fuqishme,te drejta,trasparente,te ndershme,pa dredhira, dhe jo fjale te bukura ,qe c'do dite populli te bindet se vertetesisht,saktesisht, 12 prioritetet po punohen qilizme,ku renjet e kalbura te mbeturinave diktatoriale, te puneve nen rogos,te dalin mbi toke e te renohen deri ne dekompozim te plote, per te mbjelle,vaditur,lulezuar 12 prioritetet aq te kerkuara per nje Shqiperi tmeresisht te prapambetur.Jam i mendimit se ju Z.Topi, e zbutni,o e zvogeloni punen konkrete qe kerkon BE dhe SHBA per te hyre ne Evrope denjesisht te gjithe shqiptaret e kudondodhur. Jo, kjo pune kerkon perkushtim te math nga c'do shqiptar qe meret me politike,ndersa kupola politike, ka superpergjegjesine me te madhe per zbatimin konkret ne jete te 12 prioriteteve,ndryshe dyert e BE do ti gjejme mbyllur.Azgje s'u mungon politikaneve tane qe ka lidhje me veshtiresite e jetes, te gjitha kushtet i kane per pune vertet te sakte me fruta konkrete,le te kuitojne edhe mjeranet shqiptare qe vuajne,jane te semure,sa shkojne ende ne vetevrasje,dhe qe presin c'do minute te ndryshoje jeta e tyre jo per salltanete,por per egzistencen. I ngreni,s'e kuiton kure te uriturin thote populli, acidi kloridrik HCL, te ngrenit nuk ja gryen cipen e stomakut,kurse te uriturit ja ben cope,ndaj hidhet nga taraca. Kush mbajti pergjegjesine qe mbi dy vite jemi vonuar per ne BE? Luljeta Proko e pëlqen këtë..
  • Foti Fraholli10:49 - 27 Nëntor 2011
    po si thon eme me mire von se sa kurre??