English

“Vjeshtë 2011 II” bllokon 27 automjete të vjedhura

Tiranë, 27 nëntor 2011, NOA – Vijon operacioni i koduar “Vjeshtë 2011 II”, përmes të cilit Policia e Shtetit ka vënë në jetë bllokimin, sekuestrimin dhe hetimin ndaj makinave të vjedhura e të trafikuara në vendin tonë.

Kështu gjatë dy ditëve të fundit, janë kontrolluar rreth 432 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 27 automjete, që në sistemin e Interpolit rezultuan të vjedhura jashtë vendit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Policia bën me dije se falë aksionit janë bllokuar edhe 25 automjete të tjera, të cilat rezultuan me mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar edhe katër armë zjarri, pistoleta të llojeve të ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni, për të cilat janë arrestuar në flagrancë katër shtetas.

Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpolit këto automjete kanë rezultuar të vjedhura kryesisht në Itali, Kroaci, Bullgari, Serbi, Poloni, Afrikë e Jugut etj.

Policia e Shtetit informon se 27 automjetet e vjedhura jashtë vendit janë bllokuar gjatë kontrolleve të ushtruara në disa qarqe të vendit, si psh.:

Berat, 7 automjete

Korçë, 4 automjete

Elbasan, 4 automjete

Vlorë, 2 automjete

Tiranë, 6 automjete

Shkodër, 2 automjete

Lezhë, 2 automjete

Fier, 1 automjet

Gjirokastër, 1 automjet

Sipas policisë automjetet e vjedhura ishin të llojeve:

Benz Mercedes 6 automjete

BMV 4 automjete

Volzwagen 4 automjete

Audi 2 automjete

Smart 1 automjet

Fiat 1 automjet

Rang rever 1 automjet

Alfa 1 automjet

Opel 1 automjet

Nisan 1 automjet

3 automjete të rënda etj.

KOMENTE