Prekaz, 27 nëntor 2011, NOA- Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu vizitoi sot monumentin ose siç njihet ndryshe vendi ku prehet komandanti legjendar Adem Jashari në Prekaz.
Gjatë momentit të vendosjes së kurorës tek memoriali i Adem Jasharit, Kreshnik Spahiu u shpreh: “Bac, kena edhe diçka me kry. Bac kena me e kry Kuq e Zi”.
Spahiu i shoqëruar nga një grup i aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryer ritet e nderimit për figurën historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku dhe janë pritur nga familjarë të komandantit legjendar Adem Jashari.
a.y/NOA