Mat, 28 nëntor, 2011, NOA – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në komunën Lis të Matit. Viktima është Vladimir Drishi 43-vjeç, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Nga hetimet e para rezulton se Vladimir Drishi ka qenë në drejtimin e një furgoni, i cili ka dalë nga rruga. Dyshohet se Drishi ka humbur kontrollin e mjetit për shkal të gjendjes së keqe të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Policia po heton për zbardhje e plotë të ngjarjes.
a.k/NOA