Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA - Drejtues të institucioneve kryesore në vend kanë zhvilluar paraditen e stome homazhin në memorialin “Nënë Shqipëri” në kryeqytet. Edhe në 99-vjetorin e Pavarësisë së vendit, mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur që të jenë të pranishme në të njëjtin ceremonial.
Në homazhe ndodhen kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, anëtarë të kabinetit qeveritar, ushtarakë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve.
Ndërkohë kreu i shtetit pritet të jetë në qytetin e Vlorës, ndërsa kreu i opozitës, Edi Rama ndodhet në Kosovë në një vizitë tre ditore.
a.k/NOA