English

Berisha: Pavarësia dhe Çlirimi, aktet më të rëndësishme të kombit

Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha pas përfundimit të ceremonisë në memorialin “Nën Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, se 28-nëntori është dita më e rëndësishme e kombit.

“Sot është 99-vjetori i formimit të shtetit shqiptarë. Sot është dita e mirënjohjes më të madhe ndaj atyre garave dhe burrave që me jetën e tyre dhe gjakun e tyre vaditën rrënjët e lirisë që ne gëzojmë sot”, tha Berisha.

Ai u shpreh se në këtë ditë duhet të nderojmë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për Pavarësinë, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovës.

“Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Kjo ditë është rezultat i luftërave mbinjerëzore të shqiptarëve. Luftërat dhe kryengritjeve në Kosovë, ishin këto kryengritje që bënë të pashmangshëm Pavarësinë e Shqipërisë. Sot në nderojmë themeluesin, plakun e urtë Ismail Qemalin, udhëheqësit dhe drejtuesit e kryengritjes, Isa Boletin, Hasan Prishtinën e shumë e shumë të tjerë”, tha Berisha. Kreu i mazhorancës është ndalur dhe në luftën për Pavarësinë e Kosovës duke përmendur luftën e UÇK-së. “Sot nderojmë dhe ata burra, djem dhe vajza që në fund të shekullit që shkoi bënë Kosovën të pavarur. Kombi përulet me nderim të lartë, para Adem Jasharit dhe që vendosën shpirtin e tyre në themelet e Kosovës së pavarur”, tha Berisha.

Në fjalën e tij për mediat Berisha ka theksuar se sot nuk festohet vetëm Pavarësia, por edhe Dita e Çlirimit të Shqipërisë. “Sot festojmë një datë tjetër, Çlirimin e Shqipërisë. Ditë e cila ka hyrë në historinë tonë. Lufta Nacional Çlirimtare përbën një faqe të ndritur të historisë së kombit tonë. Ata burra të thinjur që sot janë me ne, mbushën fushat dhe malet dhe e renditën Shqipërisë dhe e renditën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë së njerëzimit”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE