Rio De Zhaneiro, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Një pemë gjigande e Krishtlindjeve, e cila është vendosur mbi ujë, ndodhet tashmë në Rio De Zhaneiro, në lagunën Rodrigo de Freitas, në zonën jugore të qytetit.
Struktura metalike, e gjitha e shndritshme, është më e madhja në mbarë botën në llojin e saj, sipas librit të rekordeve Guiness ku u përfshi si risi botërore.
Pema mbi ujë, e gjatë 85 metra, peshon 542 tonelata dhe ndriçohet nga 3 milionë drita, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Këtë vit, inaugurimi i pemës së Krishtlindjeve, është si eventi i tretë më i rëndësishëm pas Karnavaleve dhe Vitit të Ri.
Ka qenë gjithashtu dhe okazioni i lançimit të logos së lojërave para-olimpike 2016, me një spektakël muzikor në të cilin kanë performuar artistë brazilianë si Gal Costa.
r.b/NOA