Kiev, 27 nëntor 2011, NOA- Mbi 3 mijë mbështetës të ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko, improvizuan një koncert për ditëlindjen e saj të 51, duke thirrur para ambienteve të burgut në Kiev ku ajo po qëndron për të vuajtur dënimin prej 7 vitesh për shpërdorimin e detyrës.
Edhe pse policia nuk i ndaloi mbështetësit e saj të thërrisnin për të, Julia nuk mundi të dëgjojë asgjë sepse drejtuesit e burgut e transferuan me pretekstin për punime në qelinë e saj dhe në rrugën poshtë qelisë.
a.y/NOA