Genova, 27 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Genovas në Itali ka vënë në pranga 34 vjeçarin shqiptar Bledar Ferhataj.
I riu në fjalë u kap për drogë por gjatë kontrollit rezultonte i arratisurr që nga viti 2006, pasi i duhej të vuante 8 vite burg pasi kishte kryer në bashkëpunim me disa të tjerë një grabitje e cila përfundoi edhe me dhunë seksuale.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Romë në rrethinat e Valmontone, në vitin 2006.
Ferhataj, pasi kishte hyrë në një banesë brenda të cilës ndodhej një grua e rrahu pambarim e së bashkë me grupin e hajdutëve dhe më në fund e përdhunuan.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, i ndaluari në momentin e prangosjes udhëtonte së bashku me dy djem të tjerë një shqiptar dhe një italian dhe iu gjet rreth 4 gram marijuanë e 1 gramë kokainë.
Për këtë shkak tre të rinjtë u shoqëruan në polici, dhe më pas u lanë të lirën, ndërsa Ferhataj u dërgua në ambientet e paraburgimit në Chiavari.
a.y/NOA