English

Kërkim tragjik për krom, minatori mbetet i vdekur në Kalimash

Kukës, 28 nëntor 2011, NOA – Një minator, i cili po përpiqej të nxirrte krom në minierën e Kalimashit në Kukës, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike sot në mesditë, në galeritë e saj, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Minatori i vdekur është 42-vjeçari Xhevdet Batusha.

Batusha humbi jetën, kur një masiv gurësh kromi u shkëputën nga masa duke e zënë nën vete.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së minatorit, i cili humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të siguruar jetesën.

mit/NOA

KOMENTE