Pakistan, 28 nëntor, 2011, NOA - Nga zemërimi për një sulm të NATO-s mbi një postë ushtarake në zonën kufitare me Afganistanin, me të paktën 24 të vrarë, shumë pakistanezë kanë demonstruar kundër SHBA-së.
Në qytetin-port Karaçi u grumbulluan rreth 700 demonstrues dhe thirrën në korr parulla si "Poshtë Amerika!". Ata dogjën një fotografi të presidentit amerikan Barack Obama. Ndërkaq "Wall Street Journal" raportoi duke iu referuar burimeve afgane dhe perëndimore, se sulmi i NATO-s u krye si reagim ndaj të shtënave prej një poste ushtarake pakistaneze në rajonin Mohmand ndaj ushtarëve afganë.
NOA/DV