English

Pranga në kufi, turku do hynte në Shqipëri me pasaportë false

Korçë, 27 nëntor 2011, NOA- Një shtetas turk është kapur në pikën kufitare të Kapshticës pasi ka tentuar të hyjë drejt vendit tonë me dokumente të falsifikuara.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Yaghob Ayaz Asgari 28 vjeç, lindur e banues në Teheran të Iranit, me kombësi e shtetësi turke, është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë pasi ka tentuar të hyjë në vendin tonë me një pasaportë Bullgare e cila i përkiste një tjetër shtetasi bullgar.

Pas prangosjes Yaghob Ayaz Asgari deklaroi se këtë pasaportë e kishte marrë në Athinë, kundrejt pagesës prej 400 euro.

Lidhur me këtë rast Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”.

a.y/NOA

KOMENTE