English

Rama uron Pavarësinë në Twitter

Prishtinë, 28 nëntor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e 28 nëntorit me anë të rrjetit social “Twitter”. Kreu i PS-së ndodhet në Prishtinë prej tre ditësh, ku ka takuar drejtues të lartë të autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Ndërsa ditën e sotme kreu i PS-së së bashku më deputetët që e shoqërojnë gjatë vizitës ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Afitete Jahjaga.

“Urimin e parë të kësaj dite të festës së flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Dite me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!”, shkruan kreu i PS-së në adresën personale në rrjetin social “Twitter”.

a.k/NOA

KOMENTE