Milano, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Gjithnjë e më shumë shtohen personat që i drejtohet uebit, të cilët janë në kërkim të dhuratave që do të bëjnë për periudhën e Krishtlindjeve.
Sipas një studimi që është kryer nga Showroomprive.it, rreth 75% e këtyre personave janë të seksit femër dhe mosha mesatare vërtitet mes 25 dhe 50-vjeçëve.
Ky studim ka bërë të ditur gjithashtu se shumica e objekteve të dëshiruara nga përdoruesit e shopping online janë zakonisht veshje dhe këpucë që janë të kohës, sidomos ato të firmave italiane, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Për sa i përket ngjyrës së preferuar personat që konsiderohen si “fashion-victim” preferojnë të zezën.
r.b/NOA