Tiranë, 28 nëntor, 2011, NOA – 99-vjetori i shpalljes së Pavarësisë do të festohet sot në gjithë vendin. Epiqendra e aktiviteteve do të jetë qytetet i Vlorës, pikërisht ku 99 vite më parë është ngritur flamuri. Por edhe kryeqyteti do të pushtohet nga një varg aktivitetesh.
Një sërë aktivitetesh janë programuar nga Bashkia e Tiranës, ku sheshet kryesore të kryeqytetit do shndërrohen në qendra argëtimi për të rritur e fëmijë, panaire, këngë, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale e gjithçka tjetër që do të sjellë atmosferë të vërtetë festive këtë fund nëntori.
Kryeministri Berisha, do ta nisë ditën e sotme me vendosjen e kurorave në varrezat e dëshmorëve, në Memorialin “Nënë Shqipëri”. Së bashku me të do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të festojë sot 99-vjetorin me shqiptarët e Kosovës, ku ndodhet në një vizitë prej dy ditësh.
a.k/NOA