SHBA, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Stimulimi i thellë i trurit me impulse elektrike pa efekte dhimbjesh, mund të ndihmojë kundër sëmundjes së Alzheimer.
Faktikisht në testet klinike në pacientët e parë ku është testuar një praktikë e tillë, eksperimentimi ka provuar kapacitetin për të reduktuar dëmin anatomik tipik të rajoneve të trurit tek pacientët dhe reduktimin në rënien e funksioneve njohëse që janë tipike për këtë sëmundje.
Stimulimi i thellë, që është në praktikim e sipër tek pacientët e prekur nga parkinsoni, konsiston në futjen e një elektrode në thellësi të trurit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA