Vlorë, 28 nëntor 2011, NOA – Policia e Vlorës kapi me një makinë të vjedhur dhe armë pa leje një 35-vjeçar.
35-vjeçari Fero Musa Dervishaj banues në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë u ndalua gjatë kontrollit të policisë në afërsi të rrethrrotullimit në Skelë.
Policia bën me dije se ai u kap ndërsa po ngiste automjetin tip BMW 535 me targa CX 282 YH, ku u gjet me një armë zjarri tip pistoletë “Beretë” me krehër e me 15 copë fishekë të cilën e mbante pa leje.
Pas kontrollit rezultoi se automjeti tip BMW 535 me të cilën udhëtonte ishte i vjedhur në Itali, më 06.08.2007.
Fero Dervishaj është nën akuzë për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit si dhe trafikimit të mjeteve motorike.
mit/NOA