Vlorë, 27 nëntor 2011, NOA- 36 vjeçari Tomorr Dalipaj ngaqyteti i Vlorës ka përfunduar në prangat e policisë pasi 20 ditë më parë vodhi një motorr.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për NOA.al se, Dalipaj banues në lagjen “Partizani”, rezulton të jetë autori i vjedhjes së ndodhur në Vlorë në lagjen “24 Maji” Cole më 8 nëntor në banesën e shtetasit Xh. S., nga ku është marrë një motor tip “Lancino” 155 cc.
Sakaq thuhet gjithashtu se në cilësinë e provës materiale Dalipajt iu sekuestrua motorri i vjedhur.
a.y/NOA