Egjipt, 28 nëntor, 2011, NOA - Pas Tunizisë, një fitore zgjedhore të qartë korrën edhe islamikët e moderuar në Marok. Mirëpo PJD-së që nuk arriti shumicën absolute i duhet të ndërtojë një qeveri koalicioni. Sipas rezultatit përfundimtar zyrtarPartia për Drejtësi dhe Zhvillim mori në zgjedhjet e së premtes 107 prej 395 vendeve në parlamentin në Rabat.
Por pas revolucionit, Lindja e Mesme po hyn në fazën e zgjedhjeve. Në Egjipt, të shoqëruara nga protesta kundër sundimit të këshillit ushtarak këtë të hënë fillojnë të parat zgjedhje të lira në historinë e vendit. Në të njëjtën kohë ato janë zgjedhjet e para parlamentare që prej rrëzimit të presidentit Husni Mubarak në shkurt.
Në këtë raund të parë do të japin votën e tyre banorët e Kairos, të Aleksandrisë dhe të shtatë provincave të tjera. Në dhjetor dhe në janar pasojnë pastaj 18 provincat e tjera. Fushata zgjedhore u errësua nga protesta kundër ushtrisë dhe nga dhuna kundër demonstruesve. Megjithatë, Këshilli Ushtarak Suprem e pati refuzuar shtyrjen e zgjedhjeve. Edhe Vëllazëria Myslimane dhe partitë e reja islamiste radikale janë kundër çdo vonese, sepse tani ato llogarisin me shanse më të mira.
a.k/NOA