English

Biznesi: Të miratohet urgjent ligji për Gjykatën Administrative

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA - Konfindustria e cilëson si të pamjaftueshëm vendimin e qeverisë për ngritjen e Dhomës Administrative pranë Gjykatës së Tiranës.

një deklaratë për shtyp, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku shprehet se, për sa kohë mungon ligji përkatës, Dhomat Administrative nuk mund të zgjidhin problematikën e përballjes së biznesit dhe qytetarëve me institucionet shtetërore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësoje Ligjin e Gjykatave Administrative

Sipas deklaratës, përfundimi i mësipërm vjen si pasojë e domosdoshmërisë së ndryshimit të:

- proçedurave të gjykimit administrativ,

- shpejtësisë së gjykimit administrativ,

- fushës së përgjegjësive të gjykatave të administrimit,

- shpërndarjes gjeografike të gjykatave administrative,

- marrëdhëniet ndërmjet niveleve të ndryshme të gjykimit administrativ, etj.

“Konfindustria me cilësinë e nismëtarit të Gjykatave Administrative vlerëson, se është i domosdoshëm arritja e mirëkuptimit politik ndërmjet shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim miratimin e P ligjit përkatës. Fryma e fundit pozitive e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike duhet shfrytëzuar për arritjen e miratimit me çdo kusht dhe sa më shpejt të ligjit të Gjykatave Administrative përfshi edhe disa përmirësime të nevojshme profesionale për rritjen e cilësisë së përmbajtjes së draftit të sotëm të PLigjit. çdo veprim ndryshe dhe i njëanshëm nuk do të kishte asnjë ndikim me vlera praktike në përmirësimin e gjendjes së sotme krejtësisht të papranueshme në përballjen Biznes/Qytetare-Institucione Shtetërore”, deklaroi sot Buxhuku.

a.q/NOA

KOMENTE