English

Erdogan, në gjendje të mirë pas operimit

Ankara, 28 nëntor 2011, NOA- Kryeministri turk Recep Taip Erdogan iu nënshtrua me sukses një operimi në aparatin e tretjes.

Sipas rrjetit turk Ntv, në një mesazh të shkurtër thuhet se, Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore falë një ndërhyrje kirurgjikale.

Erdogan është 57 vjeç dhe është i njohur për bërjen e një jete të matur, i deklaruar kundër duhanit dhe sipas besimit të tij islamik edhe kundër alkoolit.

a.y/NOA

KOMENTE