English

Incidenti në veri, EULEX: Dhuna e dënueshme

Prishtinë, 28 nëntor 2011, NOA- Misioni EULEXKosovë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në veri ditën e sotme.

Sipas misionit për sundim të ligjit dhe drejtësi të Bashkimit Europian, shprehet dënimi maksimal për aktin e ndodhur sotveri ku dy ushtarë të KFOR-it u plagosën me armë zjarri nga eksponentë serbë, pas largimit të një barrikade në fshatin Jagnjenicë.

Nikolas Hauton, zëdhënësi i EULEX në qëndrimin për këtë rast shprehet se, “EULEX e dënon dhunën e këtij lloji kundër KFOR-it ose kundër secilit institucion ndërkombëtar. KFOR-i dhe EULEX-i janë në pjesën veriore të Kosovës për t’u përpjekur për përmirësimin dhe për ngritjen e sundimit të ligjit dhe kjo dhunë është e dënueshme dhe mendimet tona qartazi janë me dy ushtarët e KFOR-it, që ishin lënduar këtë mëngjes”. a.y/NOA

KOMENTE