Napoli, 29 nëntor NOA - Ezequiel Lavezzi-Napoli, është një marrëdhënie e pazëvendësueshme,e cila orët e fudnit është vënë në diskutim nga agjenti i lojtarit. Pikërisht agjenti i “Pocho”, Alejandro Mazzoni, për Radio Crc ka deklaruan: “Është tepër e vështirë jeta e tij private në këtë qytet. “Pocho” si futbollist i Napolit ka gjithçka: tifozët e duan dhe ndihet protagonist në skuadër. Megjithatë për sa i përket jetës së tij private... Napoli nuk është qyteti i sigurt për të”. Një deklaratë e fortë kjo e agjentit të lojtarit që me sa duket ka të bëjë dhe me të dashurën e Lavezzi. r.b/NOA