Oslo, 29 nëntor 2011, NOA – Anders Breivik nuk mund të konsiderohet ligjërisht i përgjegjshëm për masakrën në Utoya në korrik të këtij viti.
Mjekët psikiatër kanë paraqitur sot në gjykatë vlerësimin e tyre, lidhur me gjendjen mendore të Breivik gjatë sulmit ku mbeten të vrarë 77 persona. Raporti i tyre 230 faqesh bazohet në 13 biseda që ata kanë patur me Breivik gjatë kësaj kohe. Një prej psikiatërve ka deklaruar se raporti jep një konkluzion të qartë të gjendjes mendore të të akuzuarit. 32-vjeçari pritet të përballet me procesin gjyqësor në 16 prill të vitit të ardhshëm, gjithmonë nëse nuk deklarohet i paqëndrueshëm mendërisht.
Sipas mediave norvegjeze, nëse ekspertiza konfirmohet, ekstremisti i djathtë që vrau 77 vetë katër muaj më parë, nuk mund të dënohet me burg, por do ti nënshtrohet kujdesit psikiatrik. a.q/NOA