English

NATO reagon: Dhuna kundër KFOR-it e papranueshme

Bruksel, 29 nëntor 2011, NOA - NATO ka dënuar dhunën e mbrëmshme në veri të Kosovës ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Aleanca e Atlantikut të Veriut deklaroi se po e ndjek situatën e tensionuar në veri të vendit, si dhe u bën apel serbëve lokalë të bashkëpunojnë me forcat shumëkombëshe

një ka shprehur brengosjen e vet me zhvillimet në veri të Kosovës, të hënën mbrëma, dhe ka thënë se e vëzhgon situatën me kujdes.

“Përdorimi i dhunës kundër forcave të KFOR-it është e papranueshme”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të bashkëpunojnë plotësisht me të gjithë aktorët ndërkombëtarë në terren për të siguruar lirinë e lëvizjes pa shtyrje”.

Në përgjigjet dërguar përmes postës elektronike, zëdhënësja e NATO-s ka shtuar se “misioni i KFOR-it është që të kontribuojë në ruajtjen e një ambienti të sigurt, lirisë së lëvizjes dhe sigurisë në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Ai e përmbush atë mision me kujdes dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë Lungescu, për të shtuar se NATO-ja e përkrah plotësisht komandantin e KFOR-it në përmbushjen e atij mandate.

a.q/NOA

KOMENTE