English

Në ankand orenditë shtëpiake të Jackson

Los Anxhelos, 29nëntor NOA - Për fansat më të çmendur (dhe ekonomikisht më mirë) të Michael Jackson, duhet thënë se është një nga ato rastet që nuk mund të humbet. Faktikisht muajin e ardhshëm do të jenë në ankand shumë prej objekteve të artit që janë të pranishme në shtëpinë e Holmby Hill, në Los Anxhelos, ku mbreti i muzikës pop ka kaluar momentet e fundit të jetës së tij. Në ndryshim nga ç’mund të mendohej, shtëpia është dekoruar në mënyrë tepër klasike madje dhe me pjesë jo origjinale. Një rezidencë, e cila i largoi të gjithë nga ideja që mund të kishin për shtëpinë e Michael dhe kjo mbi të gjitha për shkak të shpirtit të tij fëmijëror që e karakterizonte. Një shembull perfekt është mini-salla e kinemasë, me poltrona në ngjyrë të kuqe dhe tapet tepër të butë. Më pas dhoma e ngrënies me një tavolinë në stilin Regency dhe një piano përkrah saj. r.b/NOA

KOMENTE