English

Pasqyra e shtypit, 29 nëntor 2011

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 29 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Trajnimet në Itali. Paditen 7 ushtarakë. Abuzim 16 mijë euro me dietat”. Argumente të tjerë: “Muzeu i Filmit, rikthehet Kinostudio “Shqipëria e re”; “Apartamentet, tabela me çmimet e reja për 64 qytetet”; “Festime dhe simbole madhështore në Tiranë, mazhoranca harron Vlorën”; “Gjysmë ton hashash në garazhin e shqiptarëve, do trafikohej në Zvicër”; “Alarmi i OECD-së. Tërmet ekonomik në Evropë, bankat të bëjnë gati planin e emergjencës”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Qeveria bojkoton qytetin e Pavarësisë”. Tituj të tjerë: “Ministria e Mbrojtjes kërkon dietat nga ushtarakët”; “Idrizi: Panteon i përbashkët për të gjithë baballarët e kombit”; “Gjërat janë keq, duhet pasur frikë se gjërat janë më keq se sa keq, opinion nga Mustafa Nano”; “Kryeqyteti ynë, 100 vjet pa shesh”; “Shembje në galeritë e Kalimashit, vdes minatori”; “Pranvera arabe dhe kaosi evropian”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Incidenti në ambasadë. Më dhunuan familjen, doja takim me Arvizun”. Argumente të tjerë: “Festa e pavarësisë rikthehet në Tiranë, e djathta e përkujton në një ditë me Çlirimin”; “Rama nga Prishtina: Listat e hapura të dështuara, duhet numërim elektronik”; “Gjirokastër. Trafikantët e drogës me zyze termike”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor të ditës: “Pavarësia. Rama i fshihet në Prishtinë, festimeve të Tiranës”. Tituj të tjerë të ditës: “Berisha shpall çeljen

e kremtimeve për 100 vjet Pavarësi”; “Debati. Listat e hapura, PS rrëzon aleatët

për ndryshimet në Kod”; “Në ambasadë. Familja nga Mirdita kërkon ndihmën

amerikane”; “Asamblea. Kryesia e re e Partisë Socialiste, emrat që ikin dhe ata që vijnë”; “Dita e Flamurit. Kontrasti me vitet e tjera, bashkia e Bashës ‘lumë’ aktivitetesh festive”; “Dy njerëz lënë qytetin, opinion nga Frrok Çupi”; “Rama bëhet ‘Kurban’ në Prishtinë, opinion nga Bajrush Morina”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Tridhjetë personalitetet, nismë për kthimin e eshtrave në Shqipëri. Negociatat për kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut, Nënë Terezës dhe Fan Nolit”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Ç’kërkojnë kryetarët e partive të vogla, opinion nga Kiço Blushi”; “8 policë të shkarkuar, padi Burgaj në gjykatë”; “Festat bashkojnë Topin, Berishën dhe Topallin: Të mësojmë nga gabimet”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Polarizimi social, 31 mijë të varfër të rinj, 130 ton ar dhe bizhu të importuara”. Tituj të tjerë të gazetës: “Cila ishte kartëmonedha më e vogël në portofolin e zonjës Berisha”; “Pse doja të futesha në Ambasadën Amerikane”; “Letër Berishës për Ahmet Zogun në 29 nëntor”; “Përse jemi kaq të rënduar dhe kaq të stresuar”; “Ikja një grishje e përhershme e poetit, intervistë me Preç Zogaj”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE