English

Plus, bashkë me shqiptarët për festat e Nëntorit

Kompania celulare shqiptare, Plus, mbështet një seri aktivitetesh festive në kryeqytet, duke qenë aktivisht e pranishme në jetën e shqiptarëve në këto ditë të shënuara

Tiranë, 29 Nëntor 2011/ NOA Rid Bulku – Operatori celular Plus, një ndër investimet më të mëdha shqiptare në vend mbështeti një sërë aktivitetesh në Tiranë me rastin e festave të Nëntorit.

Ura e Vogël në zonën e ish-Bllokut është shndërruar në epiqendëre të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës në këto ditë feste, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Plus sikundër ju shihni edhe në këto foto, organizoi një seri aktivitetesh kulturore dhe argëtuese duke i dhënë mundësinë artistëve të rinj piktorë të realizojnë direkt punimet e tyre në këto ambiente.

Gjithashtu muzikantë të njohur luajtën pjesë të rrymave të ndryshme muzikore gjatë orëve të pasdites, duke mbledhur dhe emocionuar mjaft qytetarët Tiranës, që këtë vit ishin të shumtë në numër, si pjesëmarrës në aktivitetet e festave të nëntorit.

Të rinjtë patën gjithashtu mundësi të luajnë videogame të ndryshme në ekranet e mëdha led të vendosura në ambientet e urës.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, DJ të njohur të qytetit luajtën muzikë të zgjedhur bashkëkohore për të gjithë të rinjtë që zgjodhën zonën e ish-bllokut për të festuar festën kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Plus, investimi më i madh mbarëshqiptar në fushën e telekomunikacionit ishte gjithashtu i pranishëm në panairin e organizuar nga lëvizja Blej Shqip, ku pjesëmarrëse ishin 40 kompani shqiptare duke përfshirë kompani të mëdha shqiptare në fusha të ndryshme si dhe firma të ndryshme artizanale shqiptare.

Zyra për shtyp e kompanisë celulare Plus tha se “qytetarët e shumtë të Tiranës që vizituan panairin e produkteve shqiptare Blej Shqip ndaluan me mjaft interes edhe në stendën e operatorit celular Plus".

Sikundër shihni edhe fotot, stentat bënë që qytetarët të nxiteshin për t’u njohur me shërbimet dhe produktet më të reja dhe avantazhuese të kësaj kompanie”.

“Operatori celular PLUS mbështet artin dhe kulturën dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, përmes një angazhimi të përhershëm në mbështetje të këtyre projekteve”, - premton kompania.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE