English

Po vidhnin para dhe kompjutera, kapen dy grabitësit

Librazhd, 29 nëntor 2011, NOA – Me akuzën e vjedhjes dhe vjedhje të mbetur në tentativë, Policia e Elbasanit arrestoi dy persona në Librazhd dhe Gramsh, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Dy arrestimet u kryen në orët e vona të datës 28 nëntor.

Për pasojë në pranga kanë rënë një 17-vjeçar me iniciale B.B., banues në Librazhd, i cili është kapur duke vjedhur para në lokalin “Lojra Fati”, në pronësi të shtetasit B.Myrtezaj, 45vjeç.

Gjithashtu në një aksion tjetër është kapur 40-vjeçari Artan Bozhuri, banues në Gramsh, i cili vodhi dy kompjutera në lokalin e shtetasit E.Cauu, 35 vjeç.

mit/NOA

KOMENTE