English

Rama-Mustafa: Sistem i unifikuar arsimor

Prishtinë, 28 nëntor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama në vijim të vizitës së tij në Kosovë takoi kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe drejtues të lartë të partisë së tij.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë takim është vënë theksi tek rëndësia që merr për kombin shqiptar integrimi i shpejtë i Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete shqiptare në hapësirën europiane.

Në këtë linjë Rama dhe Mustafa ndanë së bashku bindjen për një sistem të unifikuar arsimor duke e konsideruar këtë si një shërbim për brezat e ardhshëm. Kryetari Rama në takimin e zhvilluar me liderin e LDK-së Mustafa uroi që sa më parë Kosova të jetë pjesë e lëvizjes së lirë në hapësirën shengen.

Në këtë takim kryesocialisti shoqërohej nga deputetët, Blendi Klosi dhe Saimir Tahiri.

a.y/NOA

KOMENTE