Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA – Pas nderimit të dëshmorëve dhe ceremonisë së vendosjes së kurorave me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në përkujtim të të rënëve për çlirimin e atdheut në 67-vjetorin e tij, kryetari i opozitës Edi Rama ka bërë një koment të shkurtër në faqen e tij personale në Twitter.
“Ta falenderojmë Saliun, që i rri larg 29 Nëntorit. S'mund të shesësh detin, vjedhësh popullin, importosh plehra dhe të festosh Ditën e Çlirimit”, shkruan kryesocialisti Edi Rama në Twitter.
Rama e bën këtë koment për faktin se e cilëson 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, si të vetmen ditë, që kreu i mazhorancës nuk e ka uzurpuar për t’i ngritur lavdi vetes së tij në krye të qeverisë.
Me këtë fjali Edi Rama në këtë ditë të shënuar për vendin, bën me dije se kryeministri Berisha nuk mundet ta festojë Ditën e Çlirimit, pasi kërkon ta uzurpojë vendin me plehrat e botës.
mit/NOA