Beograd, 29 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar nga KFOR-indërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve.
Gjatë një konference për shtyp në Beograd, presidenti serb tha se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës duhet që të ftojnë qytetarët të heqin vetë barrikadat. “Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të këtillë, problemet nuk zgjidhen dot”, tha Tadiç. Sipas tij, çdo përshkallëzim në Kosovë, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve 90 nuk guxojnë të përsëriten më.
a.q/NOA